• Fri. Apr 26th, 2024

Egoizmi Krahinor dhe Akademia e Shkencave-Nga Gëzim Allaraj

Mar 5, 2022

Egoizmi Krahinor ka vënë në dyshim origjinën krahinore të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu duke iu dhënë material autorëve serb dhe grek.

As për origjinën e heroit tonë kombëtar nuk ka unifikim mes historianëve dhe aq më keq Akademia e Shkencave ka vepruar.

Deri tani ekzistojnë me dhjetëra autorë të cilët në fakt duke qenë më shumë egoist sesa faktmbledhës nuk kanë bërë gjë tjetër vetëm se kanë shtuar dyshimet mbi origjinën e Kastriotëve, pra për origjinën e Heroit Tonë Kombëtar.

Kështu nga Mesjeta deri sot kemi me dhjetëra autorë të cilët disa prej të cilëve janë dhe ja versioni i tyre: M. Barleti nga Emati, Frang Bardhi nga Hasi, Kasem Biçoku nga Hasi, Pëllumb Xhufi nga Hasi, Kastriot Frashëri nga Dibra, Preng Cub Lleshi nga Mirdita, Naim Frashëri thotë lindi në Krujë, edhe Fan. S. Noli thotë lindi në Krujë.

Ndërsa Fisi i nderuar i Kaloshëve në Kastriot të Dibrës pranojnë vëllazërinë, pra siç thuhet në zakonin tonë nda nji zarmi me Kastriotët: jemi me origjinë nga Hasi dhe të dy fiset u vendosëm në Dibër të Poshtme ku pastaj Kastriotët u vendosën në Krujë.

Të gjithë këta autorë kanë bërë libra të posaçëm dhe lind pyetja a e kanë vënë në dyshim apo e kanë zbardhur origjinën e Kastriotëve?

Po Akademia e Shkencave a duhet të dalë për origjinën e Kastriotëve me një Konkluzion Përfundimtar bazuar në fakte historike dhe arkivore?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *