• Fri. Apr 26th, 2024

Reshje dëbore në Kukës, pa energji shumë qyteti dhe shumë zona

Mar 6, 2022

 

Reshjet e borës kanë përfshirë vendin, duke shkaktuar edhe probleme me furnizimin e energjisë elektrike dhe qarkullimin e automjeteve.

Reshjet e borës kanë përfshirë të gjithë qarkun e Kukësit, ku deri më tani raportohet trashësi deri në 30 cm kurse rrugët nacionale janë të gjitha të kalueshme.

Situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:30 datë 06.03.2022 është si më poshtë;

Situata e motit është shoqëruar me reshje bore në gjithë territorin e Qarkut Kukës.

Lartësia borës së  re në Shishtavec 30 cm, në Valbonë 30 cm dhe në Qafë Prushi Has 25 cm.

Nga informacionet e marra nga terreni rezulton se:

Rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht.

Nga kontraktorët vazhdon të punohet gjatë gjithë  kohës për pastrimin e borës,   kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të kalueshme, përveç rrugës që lidh Nj.Ad Arrën me rrugën nacionale.

Furnizimi me  ujë të pijshëm është normal në shkallë Qarku.

Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë Qarkun, përveç Nj.Ad Malzi bashkia Kukës, fshati Geghysen Nj.Ad Fierz e Nj.Ad Margegaj bashkia Tropojë.

Deri në këto momente nuk kemi të raportuar ndonjë problematikë emergjente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *