
Prej javësh Partia Demokratike ka nisur fushatën, duke kërkuar emra të rinj dhe të pastër për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme.
Ky proces ka prekur edhe PD-në e Kukësit e cila është përfshirë në procesin zgjedhor të kandidatëve.
Qindra emra janë propozuar nga anëtarësia e PD-së së zonës tonë, ndërsa vetëm 64 prej tyre kanë plotësuar kushtet e vendosura nga selia qendrore e PD-së në Tiranë.
Emrat e kandidatëve të propozuar nga anëtarësia e PD-së së Kukësit, janë sjellë në selinë qendrore në Tiranë, ku edhe pritet të dalin disa prej tyre për tu votuar sërish nga anëtarësia e PD-së gjatë muajve shtator dhe tetor.
Luma Post ka siguruar listën me 64 emrat që janë propozuar nga anëtarësia e PD-së së Kukësit.