Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë, një kuksian i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Nga Zyra Qëndrore Kombëtare e Interpol Tirana, falë bashkëpunimit me autoritet e Mbretërisë së Bashkuar, u krye ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit Defrim Iseberi, 47 vjeç.

Ky person është arrestuar nga autoritet policore në Mbretërinë e Bashkuar në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, në vitin 2016, e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprat penale ‘Vrasje me paramendim’ dhe ‘Armëmbajtje pa leje’.

Iseberi më datë 16 tetor 1997, në Kukës, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin D. M., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Ai ishte listuar nga Interpol Tirana si një prej shqiptarëve më të kërkuar në botë.

Në vitin 1997, te hotel ‘Gjallica’ në Kukës ai goditi, me armë një roje sigurie, i cili disa muaj më vonë ndërroi jetë në spital.

Dëfrim Iseberi në vitin 1997 do të futej ilegalisht në Angli ndërkohë që drejtësia shqiptare e dënoi në mungesë me 20 vite burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published.