• Mon. Apr 29th, 2024

FOTO/ Sinamati: Shëndeti i kuksianëve, infrastruktura, energjia, uji, çështja e mbetjeve urbane do jenë puna jonë e përditshme

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Kukësit, Admir Sinamati ka zhvilluar një takim me departamentin e infrastrukturës pranë Partisë Demokratike të degës lokale.

Sinamati shkruan në një reagim në Facebook se, ‘shëndeti i kuksianëve, infrastruktura, energjia, uji dhe çështja e mbetjeve urbane do jenë puna jonë e përditshme’.

Reagimi i plotë i kandidatit për bashkinë e Kukësit, Admir Sinamati:

Infrastruktura, në të gjitha aspektet e saj, rrugore, arsimore, shëndetësore, energjetike, etj, është mekanizmi themelor që mban në këmbë një shtet a qeveri lokale. Fatkeqësisht, vendi ynë renditet ndër shtetet me infrastrukturën më të dobët në Europë e rajon.

Infrastruktura rrugore është ajo që kemi trashëguar nga koha e qeverisjes së Berishës, veçanërisht në vitet 2005-2013. Pothuaj i gjithë vendi sot “qarkullon” mbi këto rrugë. Çka ka ndodhur pas 2013, është jo vetëm abuzive, por tërësisht qesharake.

Sa herë ka zgjedhje, qeveritë lokale japin para për të ndërtuar segmente rrugësh pa standarte. Këto copëza rrugësh ndërtohen pranë banesave të zyrtarëve, pa asnjë akt kualifikimi urban. Ngjajnë si oaze asfalti mes lagjesh të mbytura nga balta. Mungojnë në të shumtën e rasteve trotuaret, sinjalistika, kanalizimet, etj. Për shkak se janë jashtë çdo standarti, vetëm pak kohë pasi ndërtohen, rrugët prishen për të futur tubacione e për punime të tjera. Jo vetëm kaq, por këto rrugë kushtojnë 10 herë më shumë sa çmimi real.

Sipas njerëzve tanë në terren, grup që përbëhet prej inxhinierësh, teknikësh të lartë dhe specialistësh, figurojnë miliona lekë të shpenzuara për rritjen e cilësisë së shpërndarjes së energjisë elektrike, po për shkak të babëzisë me tenderat, vjedhjet dhe mungesës së seriozitetit, sot ky rrjet është shkak i humbjeve kolosale të energjisë.

Rrjeti i shpërndarjes së ujit të pijshëm është një gangrenë më vete. Ne do ndërhyjmë fort për zëvendësimin e tij në pikat kryesore, shkëputjen e lidhjeve të paligjshme dhe përmirësimin e cilësisë. Nuk do ketë më justifikime qesharake të tipit “Uji i pijshëm është cilësor, por është përzier pak me ujin vaditës”. Ne do bëjmë të pamundurën të shmangim rreziqet shëndetësore që vijnë prej përdorimit të ujit të pijshëm jashtë standartit.

Koha e abuzimeve do jetë një makth i largët pas datës 14 Maj. Shëndeti i kuksianëve, infrastruktura, energjia, uji dhe çështja e mbetjeve urbane do jenë puna jonë e përditshme. Ne kemi energjinë dhe dashamirësinë për t’i bërë realitet!

Foto të takimit të organizuar me “Departamentin e Infrastrukturës, pranë nesh!

#voto2admirsinamati

#kukësinëduartetua

#BashkeFitojme

afdmir

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *