• Sat. Apr 27th, 2024

Gjici premton investime të reja për Shtiqnin

Kandidati i Edi Ramës për bashkinë e Kukësit, Safet Gjici ka zhvilluar një takim me banorët e Shtiqnit.

Gjatë fjalës së tij, Gjici tha se, investimet e mëtejshme për zhvillimin e fshatit Shtiqën si pjesë e 100 fshatrave turistik në Shqiperi, është një prej prioriteteve kryesore të platformes elektorale, gjatë mandatit të dytë të bashkisë.

‘Vizioni ynë është puna e për këtë kemi qëllim që Kukësit ti sjellim dyfish investime’, tha kandidati Gjici.

Gjici me tej tha se kundërshtari nuk njeh punët dhe shërbimet që ka bashkia, nga ku vuri theksin se biznesi i vogël e ka taksën zero. Por jo se e ka heqë bashkia, por që është taksë e hequr nga qeveria shqiptare.

Ndërsa drejtuesi politik i qarkut Kukës, Pandeli Majko, kërkoi që më 14 maj ta mendojnë mire votën, sepse këto janë zgjedhje për të ardhmen e Kukesit e jo për qeverinë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *