• Sun. May 5th, 2024

VIDEO/ Sinamati: Pandeli Majko i hoqi Kukësit 12 milionë dollarë që ja dhuroi Presidenti Bill Klinton

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Kukësit, Admir Sinamati gjatë një takimi me banorë të qytetit të Kukësit, ka treguar se si në vitin 2000, Pandeli Majko që sot është i dërguari politik i Edi Ramës në Kukës, fondin prej 12 milionë dollarësh të bërë dhuratë për Kukësin nga Bill Klinton, e devijoi duke e dërguar në rrethe të tjera.

 ‘Në vitin 2000, për kontributin e madh të kuksianëve në luftën e Kosovës në strehimin e 500 mijë civilëve të larguar nga lufta dhe ndihmën e tyre për të minimizuar sadopak plagët e konfliktit atje, presidenti amerikan i dhuroi Kukësit rreth 12 milion dollarë.

Ato kohë, Pandeli Majko si kryeministri i vendit loboi fort që këto para të mos mbeteshin në Kukës, por u humbi drejtimin dhe askush nuk e di ku përfunduan.

Sot Majko shëtit në Kukës, duke “u zënë derën” banorëve për një votë, duke u shfaqur si shpëtimtari i asaj epoke. As në qeveri, po as në Kukës nuk u gjendën njerëzit e duhur që ti mbanin këto para këtu’, tha Admir Sinamati.

Duke folur për presionet e pushtetit për të marrë votat, Sinamati ka denoncuar raste të shumta të kërcënimeve ndaj mësuesve, mjekëve, punonjësve të ujësjellësit, të punonjësve të OSHEE-së.

 ‘Administrata publike është kthyer sot në një plaçkë elektorale. Ndoshta pjesa më e diskriminuar, edhe se ajo e njerëzve të varfër e pa përkrahje, është kjo kategori.

Presionet mbi të, për vendin e punës, janë shëmbëlltyra e një pushteti që e ndjen fundin. Punësimet elektorale në prag zgjedhje, me fryrjen artificiale të organikave në shëndetësi, OSHEE, UKK, media qeveritare, etj, pa kontrata të rregullta, janë tregues i një frike të madhe që e ka mbërthyer kampin e “Rilindjes”.

Zotohemi para jush, para çdo kuksiani, se administrata nën qeverisjen tonë do jetë vendi ideal i punës, jo për të vjedhur e abuzuar me fondet e me njerëzit në nevojë, por për të përmbushur me ndershmëri detyrat tona ndaj publikut, pa presione, pa inate, pa frikë!

#voto2admirsinamati

#kukësinëduartetua

#BashkeFitojme’, shkruan Admir Sinamati në reagimin e tij në faqen e tij në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *