
Kandidati i Edi Ramës, Safet Gjici, në takim me banorë të fshatit Pakisht, tha se gjatë këtyre 4 viteve janë bërë shumë punë, por që ka akoma edhe shumë të tjera, për të investuar në infrastrukturë rrugore, kanalizim, ujësjelljes, turizëm.
Gjici ndërkohe tha se banorët e Pakisht dhe të gjithë Kukësit nuk duhet të mashtrohen nga ato kandidatë që nuk kanë vizion për drejtimin e Kukësit. Në 4 vite ai tha se në Kukës kanë ardhur 100 milion euro, por pa shpjeguar dot se ku janë këto 100 milionë euro që qytetarët e Kukësit nuk i kanë parë.
“Kemi filluar investimet nga qendra e dalim në njësi administrative. Ne jemi njerëz të punës. Kemi ardhur për të punuar. 20 vite e ka pasur pushtetin lokal krahu tjetër nuk bën asgjë. Paraardhësi im nuk e pa një herë këtë zonë. Kujt t’ia japim votën?
Deri tani kemi investuar 100 milionë euro në Kukës e do vijnë deri këtu te ju në mandatin e dytë. Kuksianët s’duhet të vuajnë më për kërksat bazike si ujë, drita e rrugë”, tha Gjici.