Grabitet kasaforta e një lokali në Kukës

Kasaforta e një lokali në Kukës është vjedhur gjatë së kaluar, ku autorët kanë arritur të marrin një sasi të konsiderueshme parash.

Policia ka arritur të arrestojë dy autorët e dyshuar të vjedhjes, që janë dy vëllezërit R. H., 30 vjeç, dhe E. H., 21 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesë, vëllezërve iu është gjetur dhe një sasi lënde narkotike.

Njoftimi i policisë:

Vodhën me thyerje kasafortën e një lokali në qytetin e Kukësit, arrestohen në flagrancë nga Policia dy autorët e dyshuar.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike që u gjet në banesën e dy vëllezërve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, pas njoftimit të marrë për vjedhjen me thyerje të një kasaforte në një lokal në qytetin e Kukësit, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e ngjarjes. Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas punës së mirorganizuar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

R. H., 30 vjeç, banues në Kukës dhe E. H., 21 vjeç, banues në Kukës (vëllezër).

Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se në datën 29.10.2020, gjatë natës, kanë vjedhur me thyerje një lokal në qytetin e Kukësit, ku kanë thyer kasafortën dhe kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në banesën e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 23 doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Aksident në Prizren, një grua plagoset, shoferi ikën

Fri Oct 30 , 2020
Një femër në Prizren e pësoi keq dje nga një person me veturë, i cili e goditi atë. Për më tepër, Policia me anë të raportit 24 orësh, ka bërë të ditur se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes. Si rrjedhojë e rastit, viktima ka marrë edhe lëndime […]