• Fri. Apr 26th, 2024

Kreu i sapozgjedhur i PD në Kukës Admir Sinamati, sqaron problemin me listat e anëtarëve

Kryetari i sapozgjedhur një ditë më parë në krye të PD-së në Kukës, Admir Sinamati, tha për emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv se procesi i zgjedhjeve ka qenë transparent dhe i hapur.

Sinamati theksoi se është përfshirë në situatën aktuale politike brenda PD-së pas përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar.

“Si person jam përfshirë në këtë situatë, në situatën politike aktuale që me deklarimin si jashtë grupit parlamentar të Sali Berishës, nga Lulzim Basha.

Qëndrimi im ka qenë i prerë, i fortë, i palëkundur pasi ka ndjekur linjën natyrale, produktin e mendimit politik të anëtarësisë së PD-së dega Kukës, por edhe të gjithë kuksianëve. Lidhja e votuesit kuksian me liderin historik të PD-së, Sali Berisha është një lidhje persistente që nuk e zhbën dot asnjë vendim, qoftë edhe ai i ish-kryetarit të PD-së.

Përgjigjen më të fortë këtyre hamendësime që kanë dalë në tregun politik, ua ka dhënë anëtarësia e degës Kukës, duke dalë në masivitet për të votuar’, tha kreu i sapozgjedhur i PD-së së Kukësit, Admir Sinamati.

‘Për hir të vërtetës, problemi me listat është i pazgjidhur, ekziston një problematikë e vogël. Vetë lista e anëtarësisë së PD, është marrë nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, pasi vetëm ai ka pasur akses. Lista ka qenë e vitit 2019 dhe e vitit 2021. Përveç të tjerave, në procesin referendar të 18 dhjetorit 2021, me vendimin e Komisionit të Rithemelimit, u mor vendim që të gjithë anëtarët që posedojnë një kartë të PD të marrin pjesë në votim. Në datën  18 dhjetor, kanë marrë pjesë edhe Ibseni dhe Ireli është mbajtur një listë me anëtarët që kishin teser, por nuk e kishin emrin në listë.

Është marrë një vendim konsensual për pranimin e të gjithë anëtarëve me kartë anëtarësie dhe këto emra janë shënuar në një listë tjetër dhe i është dorëzuar Komisionit të Rithemelimit. Një ditë para zgjedhjeve kemi marrë kontakt me Komisionin dhe kemi rëndë dakord se kush do të jetë lista e zgjedhësve, kemi dalë nga ai takim me konsensus të plotë. Ka kërkuar pjesëmarrjen e komisionit dhe vëzhguesit dhe çfarë ka kërkuar Ireli i është dhënë’, është shprehur për Task Forcë në SYRI TV, kryetari i PD-së në Kukës, Admir Sinamati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *