
Ekipi i Kukësit ka blerë një mbrojtës të djathtë.
Rolandas Baravykas nga Lituania është zyrtarisht futbollist i Kukësit
Njoftimi i klubit të Kukësit:
Rolandas Baravykas është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mbrojtësi lituanez, ka firmosur ditën e sotme të merkatos kontratën me klubin tonë deri në verën e vitit 2022, duke u bërë futbollisti më i ri i Kukësit.
Mbrojtësi 25-vjeçar vjen nga kampionati qipriot i futbollit dhe është prezantuar sot në zyrat e klubit, teksa do të bashkohet menjëherë me ekipin në stërvitje. Baravykas është njëkohësisht edhe futbollist i kombëtares lituaneze të futbollit duke u aktivizuar në 20 ndeshje e duke shënuar 1 gol. Ai ishte në “Air Albania” edhe në ndeshjen që kombëtarja shqiptare luajti ndaj Lituanisë por për arsye shëndetësore nuk u aktivizua.
Mbrojtësi lituanez ka luajtur me ekipe si Altantas e Zalgiris ndërsa së fundmi është aktivizuar me ekipin e Nea Salamis në Qipro.
Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mbrojtësit Baravykas! Sveikas atvykes Baravykai.
Skeda e Lojtarit:
Emri: Rolandas Baravykas
Mosha: 25 vjeç
Kombësia : Lituanez
Pozicioni: Mbrojtës i djathtë