• Sun. Apr 28th, 2024

Kukësi del i humbur nga ‘Elbasan Arena’ në ndeshjen me Tiranën

Tirana vuan shumë ndaj Kukësit, por në fund fiton 2-1 (Elbasan Arena) dhe merr 3 pikë të arta në rrugën për titullin kampion.

Në fillimin e sfidës, Hasani provoi nga distanca, futbollisti i kryeqytetasve nuk kishte shënjestrën e duhur, pasi sfera përfundoi jashtë portës.

Në minutën e 33-të, verilindorët kërcënuan portën e mbrojtur nga Bekaj, fillimisht me Shqiprim Taipin dhe më pas me Gjelbrim Taipin, por shifrat mbeten të bardha.

Në fundin e fraksionit, bardheblutë zhbllokuan sfidën me Hilën, duke ndezur festën në stadium. Ishte pikërisht një ish që shënoi, një ish që ndëshkoi kuksianët.

Pjesa e dytë nisi në mënyrë perfekte për të besuarit e Rrahman Hallaçit, pasi në të 51-tën, erdhi barazimi nga Rashiti. Goditje e saktë me kokë, e cila përfundon pas shpinës së Bekaj.

Kukësi pati shansin e artë për të përmbysur shifrat pas 3 tentativava të njëpasnjëshme. Fillimisht Johnson, nuk ia doli as Taipi pasi Bekaj dërgoi topin në traversë. Të gjithë vendosën duart në kokë, pasi dështoi nga fare pranë edhe Hasaj.

Atëherë kur u mendua se skuadrat po shkonin drejt një barazimi, në fundin e sfidës 3 pikët për djemtë e Shehit i vulosi Hasani (me penallti). Tirana është e para në kampionat me 50 pikë, 2 pikë më shumë se Partizani. Kukësi gjendet në vendin e shtatë me 35 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *