• Mon. Apr 29th, 2024

Kukësi në lëmsh, Nica thotë se u dorëhoq, më pas përgënjeshtrohet, sulmohet edhe lojtari që humbi penalltinë

 

‘E mbyll këtu me Kukësin. Sapo ia komunikova edhe skuadrës në dhomat e zhveshjes. Kam dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës’.

Ky është komunikimi i shkurtër që Stavri Nica pati me gazetarë, sipas asaj që raporton ‘Panorama Sport’.

Një dorëheqje e kuptueshme për rezultatet që nuk vijnë, por edhe me natyrën e teknikut. Kontrovers është fakti se klubi e përgënjeshtron:

‘Nuk është e vërtetë, profesori (Nica) është pak i mërzitur me mënyrën se si humbëm, nuk finalizuam dhe nuk bëmë atë që përgatitëm gjatë javës. E dinim që Vllaznia do të luante me topa në thellësi. Ai ishte i mërzitur që humbëm. Profesori është me mua në autobus po dola unë në vend të tij’ u limitua të thotë asistenti i tij, Oltion Kërnaja.

Më pas sulmi mbi Rashitin: ‘Kush ishte caktuar te penalltia? Rashiti. U çuditëm të gjithë për mënyrën e goditjes se nuk gabon kurrë në stërvitje. Por e dimë që penallti kanë humbur edhe lojtarët e mëdhenj’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *