• Fri. Apr 26th, 2024

Kurimi i kuksianëve me Covid, drejtori i spitalit të Prizrenit nderohet në Kukës

Bashkia e Kukësit ka nderuar me mirënjohje Drejtorin e Spitalit Rajonal të Prizrenit, doktor Afrim Avdaj.

Kryebashkiaku Safet Gjici tha se kjo mirënjohje shkon në shenjë angazhimi, mbështetjeje e shërbimi për banorët e Kukësit dhe pacientët që marrin shërbim në spitalin e Prizrenit.

Gjatë ceremonisë drejtori Afrim Avdaj u shpreh se ndjehet i privilegjuar dhe mjaft i vlerësuar  për mirënjohjen duke mbetur i angazhuar për mbështetje të vazhdueshme ndaj banorëve të Kukësit e më gjerë dhe sipas tij kjo është më e pakta që mund të bëjë, duke rikthyer në kujtesë ngjarjet në Kosove të vitit 1999 dhe kontributin e kuksianëve gjatë eksodit.

Në Spitalin Rajonal të Prizrenit prej vitesh marrin shërbim qytetarët kuksianë prej të cileve 14 janë të shërbimit të hemodializës.

Gjatë kësaj periudhe pandemie 20 pacientë më Covid 19, nga qarku i Kukësit po trajtohen aktualisht në spitalin e Prizrenit, në mesin e tyre edhe Prefekti i Qarkut Kukës, Zenel Kuçana, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *