• Fri. Apr 26th, 2024

Kurti vendos “traun”! Në Kosovë hyn vetëm me 3 doza vaksine

Jan 22, 2022

Dhjetëra shqiptarë nuk janë lejuar që të hyjnë në Kosovës nga pika doganore e Morinës në Kukës.

Shkak për këtë janë bërë masat e fundit të qeverisë së Kosovës, ku për të hyrë atje duhen 3 doza të vaksinës. Qytetarët shqiptarë shprehen se janë njoftuar vonë për këtë vendim.

Në temperatura që shkojnë disa gradë nën zero, dhjetëra qytetarë shqiptarë nuk u lejuan që të futen në Republikës e Kosovës.

Masat e reja të qeverisë së Albin Kurtit, parashikojnë se të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë duhet të kenë 3 dozat e vaksinës ose dy doza dhe test PCR.

Shqiptarët u shprehën se janë lajmëruar për masat e reja shumë vonë, ndërsa testi PCR kushton shumë shtrenjtë për ta.

“Nuk e kemi ditur, në 10-11 të natës është dhënë vendimi. Sot jemi nis për Kosovë na kanë kthyer. Duan testin PCR 30 euro ose vaksinën e tretë, vaksina e tretë akoma nuk ka filluar në zonën tonë. Për hall po shkojmë jo për qejf.”

“PCR 30 euro, nuk e kuptoj.Janë shtuar rastet tani.”

Thonë se qytetarët e Kosovës lejohen lehtësisht të futen në Shqipëri, ndërsa për ta kufiri është mbyllur.

“Ta vëmë dhe ne kufirin siç na e kanë vënë ata ne. Duam një zgjidhje sa më shpejtë.”

“Ata janë të lirë me ardh në Shqipëri, kanë të drejtë me e sjell virusin këtu, kurse ne po i infektojmë andej.”

Qeveria e Kosovës miratoi të premten masa të reja anti-Covid në vend, pas rritjes së numrit të rasteve të reja pozitive me koronavirus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *