• Fri. Apr 26th, 2024

Ky është vendimi i gjykatës së Apelit për Adem Lalën

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për dënimin me 1 vit e 4 muaj shërbim prove të ish-kryebashkiakut socialist Adem Lala.

Lala akuzohet për privatizimin e një ndërtese, i cili më pas u anulua, në pronësi të Bashkisë në shkelje të procedurave ligjore.

Gjatë kësaj kohe Adem Lala duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës në Kukës dhe të vihet në provë me kusht që të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale gjatë kësaj periudhe.

Nga ana tjetër gjykata vendosi që Lalës ti hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5 vjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *