• Fri. Apr 26th, 2024

Ndahet nga jeta babai i Shefqet Kastratit/ Mesazhi i familjes

Mbrëmjen e djeshme ka ndërruar jetë babai i biznesmenit të njohur Shefqet Kastrati.

Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Jonuz Kastratit e ka bërë me dije vetë familja, ku njofton se homazhet për të do të kryhen sot (e premte) pranë Hotel Sheraton nga ora 11:00 deri në orën 13:00, ndërsa ceremonia e varrimit do të kryhet në orën 14:00 tek Xhamia e Re në Mullet.

Njoftimi:

Të dashur familjarë, të afërm dhe miq! Me hidhërim të madh familja Kastrati njofton ndarjen nga jeta të babait tonë të dashur Jonuz Kastrati.

Sot familja jonë e madhe humbi një nga shtyllat e saj, babain e urtë, gjyshin e dhembshur dhe fisnik, shërbyesin e madh të njerëzve në nevojë. Familja, duke vazhduar të ecë në gjurmët e tij, ju fton juve, të afërmve dhe miqve ta respektojmë siç e meriton njeriu ynë i dashur në ditën e fundit.

Homazhet kryhen nesër pranë Hotel Sheraton nga ora 11:00 deri në orën 13:00 (sot e premte) dhe ceremonia e varrimit në orën 14:00 tek Xhamia e Re Mullet. Qofsh i Xhenetit i shtrenjti ynë!

Me respekt

Shefqet Kastrati

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *