
Nga Petrit Palushi
Nderim dhe respekt për Esat Muharrem Bajraktarin
Esat Muharrem Bajraktari, ndahet prej jete në moshën 90 vjeçare.
Rinija e vet qe tepër dramatike, por dhe heroike njëkohësisht.
Qysh në moshën 15 vjeçare u përfshi në Lëvizjen anti-italiane, anti-gjermane dhe anti-komuniste në Lumë, lëvizje që drejtohej prej Muharrem Bajraktarit.
Pjesëmarrës në udhëtimin/ arratisjen/ drejt Greqisë 1946-n (Gusht)
Pjesëmarrës në Kompaninë 4000 amerikane, në Gjermani.
Në vitin 1955 zhvendoset në Amerikë, ku vdiq në 14 janar 2021 në moshën 90 vjeçare.
Nderim për këtë luftëtar të lirisë, njëkohësisht për krejt familjen dhe rrethin familjar të vetin, që i dhanë shumë çështjes atdhetare.