• Fri. Apr 26th, 2024

Në nderim të poetit Bajazit Cahani-Nga Petrit Palushi

Në nderim të poetit Bajazit Cahani (1945 – 2015)

Në 5 vjetorin e vdekjes

Poet rebel, antikonformist qysh me librin e parë “Në pritje” /1972/

Vazhdimisht në kërkim të lirisë, që shkruante rrallë e rrallë, si të priste muzën të vinte kur i duhej.

I vlerësuar dhe jo, shpesh i anashkaluar, megjithatë e la dritën e vet poetike.

Shpresoj se në një ditë të kthjellët, mendjet e qeta të letërsisë do ia japin vendin e merituar…

Nga Bajazit Cahani

VARRIN E KAM NË MAJËN E PASHTRIKUT
HAS i dhëmbshur,
Më dhe djepin,
Unë fjalën ta ruajta,
Varrin, pse s’ma jep?
Dije, pra,
Varrin tim pellazgjik
Në Majën e Pashtrikut e kam
Aty, në një rrafshnaltë,
Në një lëndinë
Aty kuvendoj me Sharrin, Korabin e Tomorrin,
Aty,
Në qetësinë e përjetshme,
Unë kuvendoj lirshëm vetëm me Perëndinë…
Aty,
Ku BOGDANI i madh foli shqip
“Veshë me diell
Mbath me hanë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *