• Sun. Apr 28th, 2024

Nuk marrin rrogat prej kohësh, futbollistët e Kukësit braktisin stërvitjen

Futbollistët e Kukësit braktisin stërvitjen. Burime për SuperSport mësojnë se që prej ndeshjes me Egnatian, më 1 prill, verilindorët janë paraqitur në ambientet stërvitore, por kanë refuzuar të zbresin në fushë.

Mësohet se shkak është bërë një vonesë e konsiderueshme në shlyerjen e pagave mujore të futbollistëve, të cilët nga ana tjetër kanë lajmëruar edhe më herët klubin, se do të vijojnë protestën deri në nisje të likuidimit.

Ndeshja e radhës e Kukësit është ajo ndaj Tiranës, e planifikuar për këtë të diel në kryeqytet, teksa trajneri Rrahman Hallaçi shpreson që gjërat të sqarohen sa më shpejt dhe të rinisë stërvitjen me grupin.

Momentalisht Kukësi mban vendin e 6 me 35 pikë, por ka ende shanse për të synuar një vend në zonën europiane, duke qenë se është edhe një fazë për t’u luajtur. Megjithatë pa u zgjidhur situatat në zyra, vështirë se lojtarët në fushë do të jenë të përqendruar në arritjen e objektivave të klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *