• Fri. Apr 26th, 2024

Radhë në doganën e Morinit, emigrantët po ikin pas festave

Lëvizjet në pikën kufitare të Morinit janë shtuar gjatë fundjavës.

Emigrantët që kaluan festat në Shqipëri, po kthehen sërish në vendet ku jetojnë. Megjithëse më të paktë në numër, krahasuar me një vit më parë, fluksi dhe radhët e gjata të mjeteve janë krijuar kryesisht në orët e para të ditës.

Sipas të dhënave zyrtarë në pikën e kalimit të Morinit gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 4361 shtetas shqiptarë dhe 4131 shtetas të huaj.

Ndërsa kanë dalë 4201 shtetas të huaj dhe 4253 shtetas të huaj.

Policitë kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës po punojnë me nga 5 sportele dhe procedurë të përshpejtuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *