
Reshjet e shumta në të gjithë vendin kanë sjellë rritje të prurjeve në Kaskadën e Drinit.
Por niveli i ujit është drejt nivelit maksimal në hecin e Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës.
Prodhimi total plotëson të gjithë kërkesën për energji elektrike të konsumit për vendin sipas korporatës elektroenergjitike shqiptare.
Situata në kaskadën e lumit Drin, datë 28.01.2021, ora 08:00
Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:
Hec Fierzë 290.58 mmnd, (kuota max. 296 mmnd )
Hec Koman 172.85 mmnd, (kuota max. 175.5 mmnd )
Hec Vau i Dejës 74.55 mmnd (kuota max. 76 mmnd )
Prodhimi në të tre Hec-et është:
Hec Fierzë, 8.400 Mwh (ditor)
Hec Koman, 13.587 Mwh (ditor)
Hec Vau i Dejës, 4.320 Mwh (ditor)
Prodhimi total plotëson të gjithë kërkesën për energji elektrike të konsumit për vendin.
Aktualisht prurjet natyrore në kaskadë janë 975 m3/s.
Shkarkimet nga prodhimi dhe portat e shkarkimit janë:
Hec Fierzë – 476 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat.
Hec Koman – 673 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat.
Hec Vau i Dejës – 441m3/s nga prodhimi, 500 m3/s shkarkime nga portat.
KESH do të vijojë të monitorojë situatën duke garantuar sigurinë e plotë të digave, furnizimin me energji elektrike të konsumatorit vendas dhe shmangien e ndikimit negativ të shkarkimeve në zonën e nën-Shkodrës.