• Sat. Apr 27th, 2024

Rritet numri i të infektuarve në Kukës, ja sa raste kishte sot

Ka shënuar rritje numri i personave të infektuar në Kukës.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur sot se në Kukës janë shënuar 10 raste të reja.

Një ditë më parë, Kukësi kishte 7 raste të reja, ndërsa sot numri është rritur.

Ndërkaq 4 raste janë shënuar në Has, ndërsa Tropoja sot nuk është në listën e ministrisë së Shëndetësisë.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2.253 testime, 329 të shëruar, 835 raste të reja dhe 11 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve që të shmangin kontaktet jashtë rrethit familjar dhe çdo lloj grumbullimi, për të kufizuar përhapjen e COVID19. Respektoni rregullat, duke vendosur maskën në çdo ambient jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën.

Ju informojmë për situatën e covid19 në 24 orët e fundit në vend.

Janë kryer 2.253 testime, prej të cilave 133 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

306 raste në Tiranë, 59 në Vlorë, 52 në Lushnje, 50 në Shkodër, 45 në Berat, 37 në Korçë, 29 në Durrës, 27 në Sarandë, 23 në Pogradec, 22 në Fier, 20 në Gjirokastër, 18 në Librazhd, nga 14 raste në Kavajë, Peqin, nga 13 raste në Krujë, Përmet, Gramsh, nga 10 raste në Kukës, Dibër, nga 9 raste në Skrapar, Pukë, nga 7 raste në Elbasan, Kuçovë, 6 në Tepelenë, 5 në Kolonjë, nga 4 raste në Has, Malësi e Madhe, 3 në Mallakastër, nga 2 raste në Mat, Delvinë, nga 1 rast në Devoll, Bulqizë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 329 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.481 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 482 pacientë, 29 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:

5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra të moshave nga 59 vjeç në 79 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

MShMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (29 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                 835

Të shëruar ne 24 orë             329

Të shtruar në spitale               482

Humbje jete në 24 orë            11

Testime ditore                                    2.253

 

Testime totale              188.496

Raste pozitive               37.625

Raste të shëruara        18.481

Raste Aktive                 18.346

Humbje jete                 798

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  9371

Fier      1378

Durrës             1333

Korçë   1010

Vlorë   952

Shkodër 904

Elbasan 870

Lezhë   722

Berat   621

Gjirokastër 572

Kukës   408

Dibër   205

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *