• Fri. Apr 26th, 2024

Shifrat/ Ja sa raste të reja me koronavirus janë sot në Kukës

Edhe sot Kukësi ka vazhduar te ketë shifra të larta të infektimeve me koronavirus.

Sipas të dhënave zyrtare nga ministria e Shëndetësisë, bëhet fjalë për 4 raste në Kukës dhe 2 raste të reja në Tropojë.

Siç edhe bëmë të ditur më herë gjatë ditës së sotme, në Kukës aktualisht janë më shumë se 60 persona pozitiv që janë ende në shërim.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:

34 raste në Tiranë, 24 raste në Durrës, 12 raste në Krujë, nga 9 raste në Korçë dhe Lezhë, 8 raste në Elbasan, nga 7 raste në Kurbin dhe Vlorë, 6 raste në Gjirokastër, 4 raste në Kukës, nga 3 raste në Fier, Kavajë, Përmet, nga 2 raste në Shkodër, Devoll, Lushnje, Mirditë, Tropojë, Mallakastër, Divjakë, Peqin, Kolonjë, Gramsh, nga 1 rast në Mat, Ura Vajgurore, Klos, Vorë, Maliq, Patos’, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *