Skënder Gega e fiton luftën me koronavirusin

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega, kthehet sot në Shqipëri. Tekniku i nënkampionëve të vendit ka lënë sot klinikën “BHT” në Turqi pasi analizat e fundit mjekësore treguan përmirësim të ndjeshëm.

Lajmi u dha nga klubi verilindor në faqen zyrtare.

57-vjeçari u kurua prej disa ditësh në Turqi për shkak të komplikimeve që i shkaktoi koronavirusi.

Falë terapive mjekësore dhe kujdesit të vazhdueshëm, ai kaloi pjesën më serioze të koronavirusit.

Tashmë, ai pritet t’i bashkohet shpejt ekipit.

NJOFTIMI I KUKËSIT

Trajneri Skënder Gega ka lënë sot spitalin!

Duke parë ecurinë pozitive, efektin dhe rezultatet pozitive të terapisë, doktorët kanë dalë në konkluzion dhe falë progresit pozitiv që ka qenë shumë i shpejtë duke rregulluar të gjitha parametrat, është lejuar të fluturojë drejt Tiranës. Gega mbërrin sot në Rinas në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe shumë shpejt do t’i bashkohet ekipit.

Gega u kurua në BHT Clinic dhe doktori specialist që e ndoqi me shumë përkushtim ishte shqiptari Gersi Alisha.

Në emër të klubit të Kukësit e falënderojmë. Welcome back Gega!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Shtatore me tiparet e kohës-Nga Sulejman Dida

Wed Dec 2 , 2020
Pas gjithë asaj ironie që u lshue në media dhe rrjetet sociale lidhun me shtatoret e Adem Jasharrit dhe Skënderbeut që u vunë në Prizren, mendoj se duhet me reflektue fellë e, me kërkue falje. Sepse kemi të bajmë me statuja të aktualizueme. Kemi nji Skënderbe të kohës tonë që […]