
Të tjera raste me kotonavirus janë regjistruar sot në Kukës.
Sipas ministrisë së Shënsetësisë, 3 raste janë shënuar sot në Kukës dhe 1 rast në Tropojë.
,Ju informojmë për situatën epidemiologjike në vend për 24 orët e fundit:
Janë kryer 872 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 164 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2, ndërsa të shëruar rezultojnë 51 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 6494 që nga fillimi i epidemisë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:
56 raste në Tiranë, 11 raste në Shkodër,
nga 10 raste në Durrës, Korçë, Lushnje,
8 raste në Kurbin, nga 7 raste në Krujë, Fier, Kavajë, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Elbasan, Vlorë, 4 raste në Gramsh, 3 raste në Kukës, Mat, Gjirokastër, 2 raste në Berat, Kamëz,
nga 1 rast në Has, Pogradec, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Bulqizë’ bën të ditur Ministria e Shëndetësisë.