• Fri. Apr 26th, 2024

‘Sprinterin’ plot me sirianë, dy tiransa kapen në Morin

Policia ka vënë në pranga dy të rinj, pasi po transportonin në mënyrë të paligjshme 36 emigrantë.

Në pranga u vunë 33-vjeçari me iniciale E. P. dhe 22-vjeçari me iniciale M. D., të dy banues në Tiranë.

Të rinjtë u kapën në afërsi të Pikës Kufitare të Morinit, me automjetin fugon tip ‘Sprinter’, me të cilin po transportonin 36 shtetas sirianë.

Të dy do t’i ndihmonin shtetasit sirianë, kundrejt fitimit, që të kalonin kufirin në drejtim të Kosovës, në mënyrë të paligjshme.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *