
Qindra tifozë nga Holanda, Roma dhe Kosova po kalojnë nga kufiri i Morinit për të ndjekur finalen e sotme mes Romës dhe Feyenoord në Tiranë. Ata kanë udhëtuar qindra kilometra për ekipin e tyre të zemrës duke sjellë një atmosferë edhe në Morinë.
Po në këtë pikë kufitare nuk mungojnë as tifozët e Kosovës që po dynden drejt kryeqytetit për skuadrën italiane.
Sipas të dhënave të marra në Pika kufitare e Morinit gjatë orëve të para të ditës së sotme kanë hyrë në territorin shqiptar nga Morina 5094 shtetas të huaj me 2410 automjete.
Krahasuar me ditët e tjera numri është dyfishuar, kjo për shkak edhe të fluksit të kosovarëve drejt bregdetit shqiptar.