
Edhe Ballist Morina e ka pësuar nga ndeshja e finales në Tiranë.
Ai është arrestuar në Kukës.
SyMorina është arrestuar nga policia e Kukësit paraditen e sotme në qytetin e Kukësit fare pranë Drejtorisë Vendore të Policisë.
Të njëjtat burime thonë se ndaj Ismail Morinës kishte urdhër arresti, pasi kishte edhe 5 muaj burg pa shlyer për armëmbajtje pa leje.
Por në fakt vendimi ishte konvetuar në shërbim prove dhe ndaj tij nuk ka pasë urdhër arresti.
Arsyeja e vërtetë e ndalimit duket se është ndeshja e sotme, pasi frikësohen mos ndodhin incidente.