• Fri. Apr 26th, 2024

Tulipani i Kukësit është e certifikuar nga Federata Botërore e Florës dhe Faunës si një bimë endemike e autentike që renditet mes 114 tulipanëve unikalë në të gjithë botën, duke u emërtuar si  ‘Tulipa Albanika’.

Arben Palushi, është biologu që ndjek ecurinë e habitatit të rrallë, që u zbulua nga biologu kuksian, i ndjeri Besnik Hallaçi, që ndërroi jetë disa muaj më parë për shkak të Covid-19.

Ndërkohë prefektura dhe Bashkia e Kukësit shpalli zonë të mbrojtur sipërfaqen prej 72 hektarësh, pasi sipas biologut Palushi ky habitat ndodhet në një zonë minerale.

Biologu Palushi thotë se shkencëtarët dhe studentët e botanikës janë në studim e sipër për të përshtatur gjenet e këtij tulipani për kultivim masiv të tij.

Ndërsa livadhet me tulipane janë kthyer në zona të vizituara jo vetëm nga turistë, por edhe nga studentë të universiteteve të ndryshme të vendit dhe Kosovës.

Rasti i ‘Tulipa Albanica’ vërteton për të disatën herë që Shqipëria ka një pasuri të mrekullueshme natyrore dhe autentike.

Me zbulimin e tij, Tulipani është bërë emblema zyrtare e Stemës në Qarkun e Kukësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *