
Punonjësit e policisë kufitare të Kukësit, të arrestuar nga SPAK për “korrupsion”, ankimojnë në Apel masat e sigurisë “arrest në burg”.
Në Apelin e Posaçëm, ata kërkojnë zbutje të masave të sigurisë dhe shpalljen e moskompetencës të hetimit të çështjes nga SPAK.
Ata kërkojnë ndryshim të masave të sigurimit dhe shpalljen e moskopetencës nga GJKKO dhe dërgimin e çështjes për hetime të mëtejshme në Prokurorinë dhe Gjykatën e Kukësit.
Argumenti i përdorur nga mbrojtësit e të pandehurve ka të bëjë me faktin që sipas vendimit unifikues të Gjykatës së Lartë vepra penale e Korrupsionit që është poshtë shifrës 500 mijë lekë të vjetra nuk është kompetencë e SPAK por e Gjykatës së Rrethit.
32 punonjësit e policisë u vendosën në pranga pas hetimeve disamujore të kryera nga SPAK. Hetimet treguan se policët merrnin ryshfet për të kaluar pa u regjistruar në sistemin Tims të qytetarëve.