• Fri. Apr 26th, 2024

U mbyt në liqenin e Novosej, i riu nga fshati Borje

Një 19 vjeçar nga fshati Borje mbytet në ujmbledhësin e fshatit Novosej.

Burimet e policisë komfirmojnë se sot në irëy mbasdites, në ujmbledhësin (rezervuarin) e fshatit Novosej është mbytur duke u larë shtetasi S.B., rreth 19 vjeç.

Burime nga terreni sqarojnë se viktima është nga fshati Borje, nja 8 deri 10 km në veriperëndim të Novosejit, i cili bashkë katër shokë bashkëmoshatqr të tij kanë shkuar për tu larë.

Rezervuari i Novosejit ndodhet në lartësinë 1.800 m mbi nivelin e detit dhe është ndërruar në vitet ’80, ai është i thellë dhjetra metra ndonëse ka sipërfaqe të vogël.

Nga Borja janë nisur drejt vendit të ngjarjes familjarët si dhe një numër fshatarësh por, siç mësohet, ata po presin polumbarët nga Tirana për xjerrjen e trupit.

Ky është personi i katërt që mbytet në ujrat e Kukësit brenda dy muajve të fundit.

Në rezervuarin e Novosejit është viktima e dytë pas punërorit i cili, siç tregojnë është mbytyr aty pak ditë mbasi ai vetë ka punuar për ndërtimin e tij në vitet 80.

Menjëherë në vendin ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *