
Partia Demokratike dega Kukës ka akuzuar policinë dhe strukturat shtetërore se po përpiqen të manipulojnë shkaqet e vdekjes së 35-vjeçarit Meriman Gashi që vdiq mesditën e sotme në aeroportin e Kukësit.
Në një reagim në faqen e Facebook, PD shkruan se familjarët kërkojnë drejtësi.
Reagimi i plotë i PD-së së Kukësit:
Vdes në punë në aeroportin e Kukësit 35 vjeçari, familjarët: Dyshojmë se do të manipulohet shkaku
Punëtori Merimam Gashi rreth 35 vjeç nga fshati Nangë, babai i dy fëmijëve ka gjetur vdekjen aksidentalisht gjatë punës në aeropotin e Kukësit. Ngjarja e rëndë është njoftuar jozyrtarisht orën 13:00. Prej asaj kohe e deri tani, ora 18:00 trupi i viktimës ndodhet në morgun e spitalit ku ekspertët e kriminalistikës ende nuk kanë deklaruar shkaqet e vdekjes. Familjarët dhe farefisi i Gashit janë të shqetësuar se ngjarja do të manipohet. Gazetarët lokalë e kanë intervistuar mixhën Abdulla Gashi.
Mediat në Tiranë e kanë fshirë lajmin gjatë orëve të pasdites nga presioni i oligarkëve apo vetë qeveria.
Shtrojmë pyetjen: ç’do të bëhej nëse ngjarja do ti ndodhte një kompanie jokoncesionare?
Kjo është vdekja e dytë aksidentale në pak muaj në këtë aeroport.
Familjes Gashi i shprehim ngushëllimet tona, ndërsa kërkojmë që sa më shpejt të jetë e mundur të bëhet zbardhja e ngjarjes.