• Wed. May 1st, 2024

VIDEO/ Kandidati për bashkinë, Admir Sinamati: 5 prioritetet e mia për Kukësin

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Kukësit, Admir Sinamati në një reportazh të gjatë ka prezantuar veten për ata qytetarë që nuk e njohin dhe që duan ta votojnë në zgjedhjet e 14 majit.

Në një bashkëbisedim me gazetarin Aulon Kalaja, Sinamati ka treguar për jetën e tij, familjen, fëmijërinë, shkollimin, vendin e tij, dhe për Kukësin.

Gjatë bashkëbisedimit, Sinamati ka treguar se cilat do të jetë 5 prioritetet e tij, me marrjen e bashkisë së Kukësit.

‘Kukësi ka nevojë për qeverisje të përgjegjshme, për përkushtim.

Kukësi ka nevojë për të vënë dorën te plaga atje ku dhemb më tepër. Është e pafalshme që në Kukës, të sapo diplomuarit, apo të rinjtë që sapo mbarojnë universitetin, hezitojnë të vijnë në Kukës. Krijimi i klimës së aktivizimit të të rinjve të shkolluar, është një prioritet i padiskutueshëm dhe nga prioritetet kryesore të punës time.

Nuk mund të tolerohet që një qytetar i periferisë së bashkisë së Kukësit të shihet si qytetar i dorës së dytë, ndërkohë që një banor i qytetit të Kukësit, që është afër godinës së bashkisë të shikohet me sy tjetër.

Krijimi i kushteve lehtësuese për biznesin e vogël, por edhe kërkesa dhe insistimi i vazhdueshëm që në Kukës të mos ngelemi thjeshte me disa biznese, dyqanesh. Por në Kukës është imediate thithja e investitorëve të madhej. Këtu ka hapësira dhe mundësi të pafundme.

Kujdesi ndaj shkollave, kopshteve, çerdheve.

Prioritet i punës time si kryebashkiak do të jetë administrim i ndershëm i territorit të bashkisë. Kam informacione, fakte dhe prova që këto kohët e fundit, paligjshmëria trajtohet si nder. Kohët e fundit kanë filluar ndërtime pa leje në masë, kundrejt devijimit të votës, kryesisht për vota. Këtu nuk ka patur asnjëherë një vizion të qartë zhvillimi. Edhe ato investime që janë bërë, janë bërë investime selektive dhe tipike elektorale’, është shprehur kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Kukësit, Admir Sinamati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *