• Fri. Apr 26th, 2024

VIDEO/ Shihni ceremoninë inauguruese të ‘Kukës Arena’

Një festë e vërtetë e në fakt kështu duhet të ishte. Pritja e gjatë ka marrë fund dhe Kukësi tani mund ta quajë vërtetë se do të luajë në shtëpi.

Atmosfera për inaugurimin e impiantit të ri ka qenë ajo e një feste të vërtetë, me këngë e me valle, që paraprinë ndeshjen e kampionatit Kukësi-Laci në “Kukës Arena”.

Trupa e valltarëve ka dhuruar emocione, ndërsa performanca e artistëve të tjerë që morën pjesë në ceremoni e kanë bërë argëtuese këtë ditë historike për të gjithë të pranishmit në stadium.

Kanë qenë prezent personalitet më të larta të vendit, nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, që mbërriti në shoqërinë e Kryetarit të Bashkisë së Kukësit e president nderi i skuadrës Safet Gjici, te presidenti i FSHF-së, Armand Duka e ai i FFK-së, Agim Ademi, deri te kryeministri, Edi Rama, i shoqëruar edhe nga djali i tij, Zaho.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *