• Wed. May 1st, 2024

VIDEO/ Sinamati: Kompensim të tokave të përmbytura nga Fierza. Ndërhyrje e fuqishme në ujësjellës

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë fitojmë’ në Kukës, Admir Sinamati ka zhvilluar një tjetër takim me banorët e qytetit. Gjatë bashkëbisedimit me banorët e lagjes ‘nr. 5’, Sinamati ka prekur edhe problematikën e mungesës së kompensonit të tokave të përmbytura nga liqeni i Fierzës, një problematikë e përhershme për këta banorë.

Sinamati është shprehur se, ‘në mandatin e ardhshëm të Bashkisë së Re, ne do e adresojmë këtë temë në të gjitha institucionet përkatëse’.

‘Qyteti i Kukësit ka sipërfaqen më të vogël të tokës bujqësore në të gjithë vendin.

Pjesa më e madhe e tokës, me kushtet të jashtëzakonshme për prodhim, ndodhet poshtë ujit, në liqenin e Fierzës.

Me qindra pronarë prej vitesh sorollaten pa gjetur kurrë zgjidhje, pa u kompensuar.

Në mandatin e ardhshëm të Bashkisë së Re, ne do e adresojmë këtë temë në të gjitha institucionet përkatëse.

Ndër të tjera, kemi edhe plane konkrete për të ndërhyrë fuqishëm tek problemi kapilar i qytetit dhe zonave të tjera administrative, siç është furnizimi me ujë të pijshëm.

Makthi 4 vjeçar i ka ditët e numëruara!

Projektit tonë po i shtohen çdo ditë njerëzit që e duan qytetin, përtej presioneve politike për vendin e punës!

#voto2admirsinamati

#kukësinëduartetua

#BashkeFitojme’, tha ndër të tjera, kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Admir Sinamati, gjatë takimeve me banorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *