• Fri. Apr 26th, 2024

ZYRTARE/ Shkurtaj i bashkohet Kukësit

Jan 19, 2022

Tashmë është zyrtare, Vasil Shkurtaj ka zgjedhur Kukësin si skuadrën e re ku do të luajë në Abissnet Superiore.

Verilindorët kanë arritur të mposhtin konkurencën e Partizanit dhe kanë arritur të firmosin me sulmuesin vlonjat, teksa kanë firmosur kontratë deri në fund të sezonit me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.
29-vjeçari rikthehet në luajë për Kukësin në kampionatin shqiptarë, teksa për skuadrën Diego Longos është afrimi i dytë në këtë merkato pas Emiliano Mustës.

Lajmin e ka konfirmuar klubi verilindor nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

‘Futboll Klub Kukesi njofton se sulmuesi Vasil Shkurtaj është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Sulmuesi 29-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë deri në fund të sezonit me opsion rinovimin edhe për një tjetër sezon, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.
Sulmuesi shtatlartë rikthehet te skuadra jonë, pas një aventure në Kinë, duke u vënë menjëherë në dispozicion të skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit. Shkurtaj bëhet kështu afrimi i dytë në merkaton e janarit’, thuhet nga klubi i Kukësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *