• Fri. Apr 26th, 2024

0 me 1/ Kastrioti me 10 lojtarë e mund Kukësin

Kastrioti fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Kukësit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Kategorinë Superiore.

Skuadra e Mirel Josës e nisi vrullshëm sfidën, por pa arritur të gjejë golin. Në momentin që skuadrat po i drejtoheshin dhomave e zhveshjeve, braziliani Devid De Silva kaloi skuadrën krutane në avantazh (minuta 45+1).

Edhe pjesa e dytë nisi mjaft vrrullshëm, me skuadrat që tentuan të gjenin golin, por pa sukses. Vlen të theksohet fakti se prej minutës së 73-të, Kastrioti luajti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Shkallës. Me këtë fitore, skuadra e Ndreut u ngjit në kuotën e 24 pikëve, 2 më pak se verilindorët dhe Tirana që mbajnë vendin e 5-të dhe 6-të.

Kujtojmë që ky ishte suksesi i dytë ndaj Kukësit në këtë sezon për Kastriotin. Krutanët triumfuan me rezultatin 1-0 edhe në sfidën e fazës së parë të zhvilluar më 19 dhjetor 2020, falë golit të Patrik Bardhit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *