Ngushëllime Familjes Gjana!
Sot në Bruksel Belgjike, u nda nga jeta Qazim Gjana!
Qazim Gjana, nga fshati Bicaj Kukes, i arratisur prej diktaturës komuniste, ku gjithë jetën e Tij, e vuri në shërbim te çështjes kombëtare për një Shqipëri Etnike!
Atdhetari Qazim Gjana, edukoj djemtë e Tij me ndjenje atdhetashurie e kombëtariteti, te cilët pa harruar zakonet Shqiptare, u shkolluan ne perëndim dhe kontributin e tyre e vendosen ne shërbim te kombit dhe te legalitetit për një kauzë mbretërore, njeri prej tyre, miku ynë Sulejman Gjana, ish-kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit.
I paharruar kujtimi i Qazim Gjanës
Zoti i dhëntë xhenetin, këtij besimtari dhe atdhetari te nderuar.
Në foto kryesore, në krye te vendit Qazim Gjana.
Luma Post ngushëllon familjen Gjana dhe miqtë.