
Është ndarë nga jeta Isuf Beqir Spahija, nga Kolesjani i shpallur ‘Mësues i Merituar’ dhe një nga veprimtarët e parë të Partisë Demokratike në Kukës.
Familjarët, bashkëshortja, djemtë, vajza, nipërit dhe mbesat, te afërmit dhe bashkëpunëtorët e tij, u ndanë nga njeriu që aq shumë punoi e luftoi për jetën, për dijen, për të drejtën , për demokracinë, nga njeriu që gjatë gjithë jetës rrezatoi dije dhe dritë për të mos u shuar kurrë ne kujtesën e atyre qe e njohën ose lexuan librat e tij!
Lindi me 10 Nëntor 1932 në Kolesjan ne një familje me emër ne historinë tone kombëtare. Mbaron pesë klasë fillore në Prizren.
Shkollën e ciklit të ulët dhe të mesme e mbaron në Kukës, Elbasan, Tiranë dhe Shkodër!
Mbaron Institutin e Lartë Pedagogjik në Shkodër, dega Gjuhë-Histori!
Vazhdon të punojë si arsimtar në Kukës dhe fshatrat përreth nga viti 1954-1992! Perjete i papajtueshëm me regjimin komunist ishte
një ndër themeluesit kryesor të Degës PD Kukës, më 5 Janar 1991 dhe sekretar i kësaj dege në fillimet e saj, duke krijuar shumicën e seksioneve te PD-se ne Kukës!
Zgjidhet anëtar i Këshillit të rrethit nê vitet 1992-1996.
Në vitet 1996-2000 ushtron detyrën e kryetarit të grupit të Këshilltarëve të PD dhe anëtar i Kryesisë të Këshilltarëve të rrethit Kukës!
Në vitet 2000-2003 zgjidhet anëtar i Këshillit Bashkiak Kukës dhe ushtron detyrën e kryetarit të grupit të këshilltarëve të PD-së, Kukës!
Gjate gjithë jetës se tij spikati korrektesa, ndershmëria dhe përkushtimi ndaj njerëzve ne nevojë, njerëzve te etur për liri e demokraci!
Lamtumirë, Isuf Beqir Spahiu ‘Mësues i Merituar’. Te qoftë dheu i lehtë!
Pushofsh në paqe!