• Sun. May 19th, 2024

Meti nga Kolesjani i Kukësit stërvitet që në moshën 12 vjeçare.

Dy herë kampion në Shqipëri, tre herë në Kosovë. Stërvitet dy orë në ditë, gjashtë ditë të javës. Mbi të gjitha, një 17 vjeçar i edukuar, me kohë të programuar në shkollë, familje dhe stërvitje.

Parametrat e Metit janë mbresëlënëse.

Teknikë e lartë dhe forcë e madhe, në grushtat e një kampioni të ardhshëm ndërkombëtar. Pse jo, një ‘Muhamed Ali’ jo vetëm në paraqitje, por edhe në boksim, edhe në respekt ndaj kundërshtarit.

Meti është një kampion i madh. Unë e shoh në arena më të mëdha, me pak fat dhe me mbështetjen e duhur!

Respekt për trajnerin Bashkim Gjana që e mban lart frymën sportive në Kukës, edhe pse me shumë mungesa.

Qëndro kampion!

/Prodhuar në Kukës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *