• Fri. Apr 26th, 2024

Ish-lojtari i Leicester City dhe kombëtares angleze te Kukësi

Kukësi prezantoi dy afrime të reja në skuadër, ku në sy bie mesfushori anglez Leyton Ndukvu.

23-vjeçari është një futbollist i rritur te akademia e klubit të Premier Ligës, Leicester City, që në të kaluarën ka luajtur edhe me përfaqësueset e moshave të Anglisë.

Mesfushori firmosi kontratë 2-vjeçare me veri-lindorët dhe shihet si një prej përforcimeve cilësore të merkatos së verës.

Në të njëjtën kohë, Kukësi prezantoi edhe Laurenc Xhekën, 22-vjeçarin që më parë ka qenë pjesë e Kastriotit, Teutës dhe Korabit. Mesfushori Xheka firmosi kontratë për 3 sezone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *