• Fri. Apr 26th, 2024

Kukës, babai arrestohet për dhunë, i gjenden edhe armë e kanabis

 

Një 36-vjeçar nga fshati Lojmë i Kukësit është denoncuar nga vajza e tij adoleshente për dhunë fizike dhe psikologjike të përsëritur ndaj fëmijës.

Por duket se dhuna ka qenë më e vogla akuzë që është ngritur ndaj tij, sepse gjatë kontrollit të banesës ai doli se mbante fshehur armë dhe kultivonte edhe bimë narkotike kanabis.

Policia e Kukësit njoftoi se arrestoi shtetasin M. B., 36 vjeç, banues në fshatin Lojme, Kukës, pasi ka bërë kallëzim vajza e tij 14 vjeçe, se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj, në mënyrë të përsëritur.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri, një çifte, një sasi municioni luftarak dhe disa fidanë kanabis, të kultivuar në gota plastike.

Tashmë mbi të rëndojnë tri akuza: ‘Dhuna në familje’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Kultivimi i bimëve narkotike’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *