• Sun. Apr 28th, 2024

Kukësi asnjë rast aktiv me Covid 19

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 65 raste të reja me Covid-19 nga 485 testime të realizuara, ndërsa janë shëruar 33 pacientë.

Ndërkohë, bazuar te shifrat zyrtare, në dy qarqe të vendit Kukës dhe Dibër nuk ka pacientë të infektuar, ndërsa Tirana vijon të jetë qarku me numrin më të lartë të rasteve aktive, e ndjekur më pas nga Fieri.

Shkodra rezulton qarku me numrin më të ulët të pacientëve aktivë.

Rastet e reja janë evidentuar në këto bashki: 44 në Tiranë, 8 në Fier, 3 në Sarandë, nga 2 qytetarë në Vlorë, Korçë, Berat, nga 1 qytetar në Durrës, Kolonjë, Kuçovë, Elbasan.

Në të gjithë vendin janë 317 qytetarë aktivë me Covid19, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *