• Fri. Apr 26th, 2024

Kukësi humb edhe ndaj Laçit, klubi akuza arbitrit Kola: Kamikaz

Kukësi ka humbur edhe ndeshjen e radhës të zhvilluar ndaj Laçit.

Ndeshja e zhvilluar në ‘Elbasan Arena’ është humbur nga Kukësi me rezultatin 2 me 1 në favor të laçianëve.

Por klubi i Kukësit ka hedhur akuza ndaj gjyqtarit Klajdi Kola në lidhje me penalltinë e dhënë për Laçin.

Reagimi i klubit të Kukësit:

Sot ne “Elbasan Arena” u gjykua nje tjeter ndeshje nga skena teatrale e arbitrimit shqiptar me aktor kryesor kamikazin Klajdi Kola i cili na demton edhe nje here tjeter ne menyre direkte duke ndikuar ne rezultat.

Kamikazi Kola akordon nje penallti te paqene kunder skuadres sone, duke i dhene mundesi ekipit kundershtar per te kaluar ne avantazh ne momentet kur ekipi yne kishte ne dore frenet e lojes.

Pavaresisht se FK Kukesi kishte kerkuar nga FSHF dhe nga Liga Profesioniste qe ky kamikaz te mos gjykonte me ekipin tone, Kola u percaktua ne ndeshjen ndaj nesh me tendencen per te na demtuar duke e arritur me sukses objektivin e tij.

Pas ndeshjes ndaj Tiranes (0-0) ku Klajdi Kola anulon nje gol te rregullt te ekipit tone, sot behet vendimtar me kartone te shumte kunder nesh dhe me vendime plotesisht te njeanshme.

Futboll Klub Kukesi nuk mund te prese me gjate per te lejuar keto palo arbitra te tallen me djersen tone dhe menjehere do te marre masat e nevojshme duke bere nje kallezim penal ne Prokurori dhe Federaten Shqiptare te Futbollit per te marre masa per denimin e ketij arbitri hajdut dhe ordiner. Ne si klub, nuk pranojme me qe kurre nje arbiter ordiner si Kola te gjykoje me ndeshjet tona!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *