• Fri. Apr 26th, 2024

Ekipi i Kukësit, duke mos pasur asnjë objektiv, duket se ka nisur të falë ndeshjet në fushë.

Kështu ka bërë edhe me ndeshjen me Kastriotin, që i kanë falur fitoren me rezultatin 1 me 0.

Kastrioti merr 3 pikë të rëndësishme në Kamëz me Kukësin, në takimin e javës së 29-të Abissnet Superiore. Skuadra krutane iu fal  një goli të Grecës (1-0), në minutën e 57-të. Ai bën një lëvizje tejet të bukur, duke befasuar kështu Xhikën.

Në minutat e fundit, djemtë e Longos rritën presionin, por ishte e kotë, pasi kundërshtari ishte mirë i vendosur në prapavijë, duke mos lënë aspak hapësira për rivalin.

Në minutën e 88-të, Marku për pak sa nuk vendosi ekuilibrat, por topi i goditur me kokë shkoi ngjitur shtyllës.

Kastrioti shkon në vendin e gjashtë me 37 pikë, duke iu larguar njëherë e mirë zonës së ftohtë, pas 5 fitoreve radhazi. Kuksianët janë të 3-tët me 45 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *