• Sat. Apr 27th, 2024

Kukësi përballë Partizanit vetëm për 3 pikë

Pavarësisht sezonit të vështirë që po kalojnë, te Kukësi ka optimizëm se shumë shpejt do t’i rikthehen objektivit.

Verilindorët, aktualisht, pozicionohen në zonën e ftohtë dhe detyra në javët e mbetura është e vështirë. Megjithatë, sipas teknikut Hallaçi, asgjë s’është e pamundur. Skuadra do të provojë deri në fund për të shpëtuar.

Këtë javë, Kukësi ka një takim të vështirë përballë Partizanit. Një ndeshje ku kuksianët do të kërkojnë vetëm fitoren.

Pavarasisht presionit, Hallaçi ka besim se skuadra do t’ia dalë. Aktualisht, Kukësi pozicionohet në vendin e nëntë me 25 pikë pas 22 javësh.

Pas humbjes në ndeshjen direkte me Teutën, Kukësi do të bëjë gjithcka për të marrë me cdo kusht fitoren pasi një tjetër humbje i jep një tjetër goditje në garën e mbijetesës, me Teutën që është 3 pikë larg.

Në postimin e axhendës së ndeshjes në rrjete sociale, klubi i Kukësit “kërcënon” teksa shtron pyetjen: “A jeni gati?”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *