Kukësi pushtohet nga plehrat, PD: Qyteti po kthehet në një ‘Palermo’

Dega e PD Kukes ka denoncuar faktin qe qyteti prej ditesh ishte mbuluar nga plehrat dhe  bashkia nuk po i hiqte ato.

Por sot burime nga Kukesi konfirmojne se pas akuzave dhe sensibilizimit te deges se PD, Bashkia Kukes ka reaguar dhe ka nisur pastrimin e qytetit

Reagimi i deges se PD Kukes

Partia Demokratike , Dega Kukes po ndjek me shqetesim te madh situaten e krijuar nga mungesa totale e largimit dhe pastrimit te mbeturinave dhe plehrave nga qyteti yne per nje periudhe 4-5 ditore.

Ne nje situate te pandemise globale, kur higjena dhe pastertia e ambjenteve publike eshte me shume detyrim qytetar dhe ligjor , administrata e korruptuar e Bashkise Kukes, i ngarkuari i rilindjes se Rames dhe “gjithologu” lokal i Kukesit, e kane zhytur Kukesin ne nje tmerr ekologjik me rrezikshmeri te larte infeksioni dhe epidemie duke mos u kujdesur dhe duke krijuar male me mbeturina ne Kukes.

Si pasoje e mos pastrimit per dite te tera te mbetjeve urbane qyteti i Kukesit, nga drejtimi i paligjshem , por edhe i papergjegjshem i te emeruarit te kryeministrit hajdut, rrezikon te ktthehet ne nje “Palermo” te mafias shqiptare!

Ky person i papergjegjshem, qe detyrimin e puneve ne sherbimet komunale , e zevendeson me eskursione turistike te administrates me dreka dhe darka , pjesemarrje te detyrueshme ne stadiume te personelit qe paguhet per te mbajtur qytetin te paster, tregon me se miri paaftesine e tij dhe te bashkpunetoreve te tij per ti sherbyer qytetit!

Ky uzurpator i pushtetit , perpara se te beje show bjeshkeve te Korabit, duhet tu sherbeje qytetareve dhe taksapaguesve te Kukesit nga te cilet edhe paguhet , te cilet jane lene ne meshire te fatit per sherbimet baze si mungesa e pastrim-gjelbrimit, , ujit te pishem , mungesa e rrugeve ne fshatra dhe lagje te qytetit etj

U bejme thirrje institucioneve pergjegjese te fillojne urgjent hetimet per kete gjendje skandaloze te krijuar ne Kukes nga mospastrimi i plehrave dhe nga abuzimi me fondet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Edhe sot 1 rast Covid në Kukës dhe 1 në Has

Sun Jul 19 , 2020
Vazhdon të ketë infektime të reja në zonën e Kukësit nga koronavirusi. Sipas të dhënave të ditës së sotme nga ministria e Shëndetësisë, sot janë shënuar 2 raste, njëri në Kukës dhe tjetri në Has. Sipas ministrisë gjendja e të prekurve është e mirë. Në Kukës deri më tani ka […]