• Fri. Apr 26th, 2024

Kukësi, qarku me numrin më të lartë të anëtarëve në një familje në Shqipëri

INSTAT thotë se Kukësi megjithatë është i fundit për shpenzimet mujore.

Familjet e mëdha ende vijojnë të jenë pjesë e popullsisë shqiptare. Një familje në Kukës është të paktën me mbi 4 anëtarë, një trend në rritje krahasuar me vitin 2020. Të dhënat bazohen tek INSTAT, ku Kukësi rezulton qarku më numrin më të madh të anëtarëve.

Në vitin 2021, numri mesatar i anëtarëve të një familje është 3,7. Qarku me numrin më të madh të anëtarëve në familje është Kukësi me 4,3 anëtarë, ndërsa Gjirokastra është qarku me përbërjen më të vogël të familjeve, përkatësisht me 3 anëtarë.

Por edhe pse ka familje me më shumë anëtarë, në Kukës shpenzohet më pak për konsum.

Referuar Institutit të Statistikave, qarqet me nivel më të ulët të shpenzimeve mesatare mujore për konsum janë ai i Kukësit me 71.636 Lekë  dhe i Dibrës me 72.000 Lekë në muaj për një familje.

Ndërsa Qarku i Tiranës paraqet shpenzimet mesatare më të larta mujore për konsum. Një familje në qarkun e Tiranës shpenzon për konsum mesatarisht 99.400 Lekë në muaj.

Qarqet që paraqesin shpenzimet mesatare më të larta për konsum, pas Qarkut të Tiranës, janë Korça me 83.600 lekë dhe Fieri me 80.752 lekë në muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *