• Mon. Apr 29th, 2024

Partizani mund Kukësin, Tirana e kthen derbin në “finalen e kampionatit”

Derbi i radhës mes Tiranës dhe Partizanit do të jetë një finale për titullin kampion.

Partizani mundi Kukësin me përmbysje, 3-1, sukses që e afron skuadrën e drejtuar nga Giovanni Colella dy pikë me kryesuesit e Tiranës, që u mposhtën 2-1 në Durrës, nga Teuta.

Kështu, derbi i kryeqytetit do të jetë vendimtar për kampionatin.

Të kuqtë e nisën keq takimin, pasi Kukësi kaloi në epërsi qenë minutën e nëntë, me një 11-metërsh të ekzekutuar saktë nga Taipi. Po me penallti, të akorduar nga sistemi VAR, vjen edhe goli i Partizanit, me Victor da Silva që nuk gaboi nga pika e bardhë.

Po në pjesën e parë, Da Silva tentoi golin, por gjuajtja e tij kthehet nga portieri Halimi, me Atanaskoskin që ndjek aksionin dhe e shtyn topin me kokë drejt rrjetës, duke e çuar rezultatin në 2-1.

Pak pasi nisi pjesa e dytë, Rrapaj pengohet në zonë dhe sërish 11-metërshi akordohet me ndihmën e VAR-it. Da Silva merr përsipër për herë të dytë goditjen e penalltisë dhe nuk gabon: 3-1.

Me këtë rezultat mbyllet ky takim, që e ndez edhe më shumë garën për titullin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *